Po transportonte kokainë me makinë/ Si tentoi shqiptari t’i shpëtonte qenve të policisë…

Po transportonte kokainë me makinë/ Si tentoi shqiptari t’i shpëtonte qenve të policisë…

11:20, 03/09/2024
A+ Aa A-

Një emigrant shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi është kapur duke transportuar me makinë një sasi prej 1.6kg kokainë, të fshehur në një hapësirë sekrete në mjet.

Sipas raportimeve, shqiptari është ndaluar pranë një qendre tregtare për një kontroll rutinë, por teksa u shfaq nervoz dhe duke mos justifikuar praninë e tij në Bolzano, efektivët nisën dyshimet.

Po ashtu, i riu ka rezultuar dhe me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa nuk është bërë ende i ditur identiteti dhe mosha e tij.

Ai u ka thënë policëve se do vizitonte prindërit, por nuk ishte bindës. Gjatë kontrollit të shpejtë në pjesën e brendshme të makinës, policia kuptoi se sediljet ishin spërkatur me parfum, një dredhi që përdoret shpesh për të ngatërruar hundën e qenve që nuhasin drogën.

Duke kontrolluar ndarjen e bagazhit, oficerët gjetën një objekt metalik të zgjatur të fshehur nën tapiceri të makinës, i cili më vonë doli të ishte një “çelës” i vërtetë, i cili, i futur në një vrimë të vogël në një pjesë anësore, aktivizoi një pajisje mekanike që jepte akses për në një hapësirë të fshehtë.

Në këtë moment, efektivët dalluan dy pako droge, të cilat kur iu nënshtruan analizave paraprake, rezultuan se ishin kokainë, me peshë afërsisht 1.6 kg dhe vlerë tregu mbi 50 mijë euro.

Shqiptari u prangos menjëherë dhe ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë dhe hetimeve të mëtejshme, teksa po hetohet edhe për rrjetin e bashkëpunëtorëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco