Një muaj pas vrasjes së Bejtjas, Flodian Plaku iku në Serbi, qëndroi 11 orë dhe erdhi në Rinas

Një muaj pas vrasjes së Bejtjas, Flodian Plaku iku në Serbi, qëndroi 11 orë dhe erdhi në Rinas

10:15, 03/09/2024
A+ Aa A-

Vetëm një muaj pas vrasjes së Gentjan Bejtjas brenda në oborrin e shtëpisë së tij në Larushk, njëri nga vrasësit është zbuluar të ketë udhëtuar në drejtim të aeroportit “Nikola Tesla” të Serbisë.

Vlonjati Flodian Plaku, ka qëndruar vetëm 11 orë në Beograd dhe më pas është kthyer sërish në datën 15 Prill 2024 në terminalin e aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mjaft verifikime janë kryer nga policia në sistemin kufitar TIMS, ku ka rezultuan se Flodian Plaku, ka hyrje për herë të fundit në Shqipëri në 15 Prill 2024 dhe ka dalë nga Shqipëria në 25 Maj 2024.

Sipas dosjes hetimore, Plaku ka dalë nga Rinasi në datën 14 Prill 2024 duke udhëtuar drejt Beogradit në Serbi. Teksa ka qëndruar 11 orë në kryeqytetin serb, Plaku ka udhëtuar sërish me avion drejt Rinasit, duke hyrë në terminalin e aeroportit në datën 15 Prill.

Dalja dhe hyrja në Shqipëri është fiks një muaj pas vrasjes së Gentian Bejtjas. Plaku mund të pretendojë se ditën e ngjarjes në 15 mars 2024, ka qenë jashtë shtetit, por gjurmët e djersës së tij në makinën tip “Golf 7” kanë një domethënie të madhe kundër tij në këtë krim të rëndë.

Ndërkohë, në 25 Maj 2024 Flodian Plaku ka udhëtuar nga aeroporti “Nënë Tereza” në drejtim të Stambollit në Turqi. Në të dyja këto udhëtime, Plaku, ka qenë vetëm i pa shoqëruar nga askush.

Që nga ky udhëtim, Flodian Plaku, nuk është kthyer më në Shqipëri duke u vendosur në Spanjë. Ndërkohë prokuroria e Tiranës vendosi ta shpallë në kërkim qysh në 26 korrik 2024, pasi ai u zbulua si pjesëmarrës në vrasjen e Gentjan Bejtjas përmes gjurmëve biologjike të djersëve.

Gjithashtu, gazetari i “Ora Neës” Elton Qynom mësoi se policia kriminale ka fiksuar plot 12 gjurmë gishti në automjetin tip “Golf 7”, me të cilin u largua skuadra e vrasësve me pagesë, pas kryerjes së ekzekutimit me 45 plumba të Gentjan Bejtjas.

Këto 12 gjurmë gishti, ende nuk janë identifikuar megjithëse janë kryer një sërë krahasimesh me disa persona të dyshuar si dhe në bankën e të dhënave, ku mblidhen gjurmët papilare në Policinë e Shtetit.

Mes 12 gjurmëve papilare ndodhet dhe një gjurmë pëllëmbe, e cila rezultoi e provuar se i përket të arrestuarit, Edison Haxhiu.

Automjeti “Golf 7“, u kap nga policia teksa Edison Haxhiu e çoi për ta larë në një lavazh që ndodhet nga pas TEG-ut.

Makina shërbeu si “thesar” për policinë, në të cilën u gjetën dhe gjurmët biologjike të djersës së, vlonjatit Flodian Plakut, i cili ka qenë në grupin e gjuajtësve me pagesë.

Ndërkohë që mjetin tjetër “Range-Rover”, të cilin vrasësit e kishin pajisur me targat e një makine AA281VG, që i përket një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, e kanë djegur plotësisht.

Por autorët lanë mjaft prova në makinën tip “Golf 7” që përdorën për tu larguar nga vendi ku dogjën makinën. Pamje filmike, një dëshmi e një shtetasi nga Jordania por banues në Tiranë, gjurmë gishti dhe gjurmë biologjike, bileta avioni të paguara nga Roan Brahimi, janë provat kryesore në këtë ngjarje kriminale.

 Për vrasjen e Gentjan Bejtjas, të vetmit që janë arrestuar nga policia janë Gentjan Beqarajt alias Brahimi kunati i Roan Brahimit të vrarë në Athinë disa muaj më parë dhe Edison Haxhiu.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco