Bullgarët mashtrojnë shqiptaren me banim në Santorini dhe i marrin 98.500 euro

Bullgarët mashtrojnë shqiptaren me banim në Santorini dhe i marrin 98.500 euro

08:37, 03/09/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Santorini në Greqi, ku një bandë bullgarësh kanë grabitur një 63-vjeçare me origjinë shqiptare, banore e përhershme në ishull.

Katër bullgarët, tashmë të arrestuar, kishin informacion mbi aksidentin automobilistik që djali i shqiptares kishte shkaktuar duke lënë të plagosur rëndë një të mitur dhe i ishin prezantuar si punonjës të policisë të cilët do t’i lehtësonin akuzën për djalin, duke i kërkuar shumën e caktuar.
Policia e Thira-s ka shfrytëzuar pamjet që kanë siguruar nga kamerat e zonës, kanë identifikuar mashtruesit e huaj, mes të cilëve dy gra dhe shumë shpejt janë vënë në djekje të tyrë duke i vënë në pranga. Atyre iu gjetën 98 mijë e 500 euro që i atribuohen 63-vjeçares, ndërsa katër bullgarët u dërguan në Prokurorinë e Naxosit me dosjen e ngritur ndaj tyre për organizim kriminal dhe mashtrim në bashkëpunim.

Gjithçka nisi të premten e kaluar, kur 63-vjeçarja mori një telefonatë nga një grua e panjohur e cila i ishte prezantuar si punonjëse policie dhe i kërkoi një shumë të madhe parash, dyshohet për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj që shkaktoi një aksident automobilistik ku ka plagosur rëndë një fëmijë të mitur. Gruaja ndoqi udhëzimet e saj dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash që tregoi. Megjithatë, mashtrimi u zbulua dhe nisi një hetim që rezultoi në çmontimin e unazës, raportojnë mediat greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco