Të dënuar për mashtrim, prostitucion e grabitje me armë, ekstradohen 3 persona

Të dënuar për mashtrim, prostitucion e grabitje me armë, ekstradohen 3 persona

09:50, 01/09/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njofton se ka finalizuar operacionin e koduar “Para drejtësisë”.

Në kuadër të këtij operacioni, janë ekstraduar nga vendi ynë drejt Turqisë e Italisë 3 persona. Turku i ekstraduar është dënuar për mashtrim, ndërsa dy të ekstraduarit në Itali janë dënuar për grabitje me armë dhe shfrytëzim prostitucioni.

 “Policia e Shtetit/Operacioni “Para drejtësisë”, ekstradohen në Turqi dhe në Itali, 3 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht.

✅I ekstraduari në Turqi, i dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, për 3 vepra penale.

✅2 të ekstraduarit në Itali, njëri i akuzuar për grabitje me armë, me pasojë, ndërsa tjetri i akuzuar për shfrytëzim për prostitucion dhe për kanosje.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe strukturave homologe në Turqi dhe në Itali, u finalizuan procedurat për ekstradimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Konkretisht:

-u ekstradua në Turqi, shtetasi turk Koray Anic, 36 vjeç, pasi Gjykata e Stambollit, në vitin 2024, e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, posedim të armëve të zjarrit dhe armëve shpërthyese dhe për kanosje;

-u ekstradua në Itali, shtetasi shqiptar M. L., 27 vjeç, i lindur në Dibër, pasi Gjykata e Torinos, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për grabitje me armë, me pasojë. Në vitin 2021, 27-vjeçari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pronarin e një banese në Itali, ku kishte hyrë për të vjedhur, së bashku me shtetas të tjerë;

-u ekstradua në Itali, shtetasi shqiptar A. A., 49 vjeç, i lindur në Skrapar, pasi Gjykata e Komos, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shfrytzim për prostitucion dhe për kanosje.

Operacioni “Para drejtësisë” vijon”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco