SYRI TV - Horror në qytetin e Korçës/ Burri lyen me benzinë gruan, i vë flakën

21:21, 31/08/2024
A+ Aa A-

SYRI TV

Ngjarje e rëndë ndodhi në Korçë, ku bashkëshorti lyeu me benzinë ish bashkëshorten e tij dhe i vendosi flakën. Çifti ishin në proces divorci, ndërsa prej kohësh jetonin në banesa të ndryshme. Bledar Tafili, autori i ngjarjes, ka shkuar pranë banesës me qira ku jetonte ish gruaja e tij, Melisa Trëndafili dhe ka kryer aktin e rëndë. Gruaja 31-vjeçare është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore nga mjekët, ndërsa policia është në kërkim të autorit, pasi ai është larguar nga banesa.

Ngjarje e rëndë në Korçë, bashkëshorti lyen me benzinë ish bashkëshorten e tij dhe i vendos flakën. Mësohet nga burime paraprake, se çifti janë në proces divorci. Bledar Trëndafili (bashkëshorti) ka shkuar pranë banesës me qira që jetonte ish gruaja e tij, Melisa Trëndafili dhe ka kryer aktin e rëndë.

Gruaja 31-vjeçare është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore nga mjekët, ndërsa policia është në kërkim të autorit, pasi ai është larguar nga banesa. Dyshohet se procesi i divorcit, nuk është pritur mirë dhe ka gjetur kundërshti të partnerit të 45-vjeçarit.  Prej disa kohësh ata nuk jetonin bashkë me njëri-tjetrin, ndërsa raportohet se çifti kanë dy fëmijë. 

31- vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi, rreth orës 17:00. Ish bashkeshorti e ka ndaluar pak metra larg shtëpisë,  duke i hedhur në trup nje shishe me benzine dhe më pas i ka vënë flakën. Mesohet se 31- vjeçarja jetonte pas divorcit me nënën dhe dy fëmijët e mitur, 3 dhe 5 vjec. 31 - vjeçarja Melisa Trëndafili është nisur drejt repartit të djegies në Tiranë. Bledar Trëndafili, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup bashkëshortes së tij, Melia dhe e ka ndezur nga ku është larguar me shpejtësi. Policia është vënë në ndjekje të Bledar Trëndafilit, 45-vjeçarit që i vuri flakën bashkëshortës së tij, Melisa Trëndafili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco