I vuri flakën bashkëshortes/ Zbardhet identiteti i çiftit, ishin në proces …

I vuri flakën bashkëshortes/ Zbardhet identiteti i çiftit, ishin në proces …

18:21, 31/08/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen horror në qytetin juglindor të Korçës, ku çifti ishin në process divorci, gjë që si duket nuk është pritur mirë nga 45-vjeçari, Bledar Trëndafili.

Prej disa kohësh ata nuk jetonin bashkë me njëri-tjetrin, ndërsa raportohet se çifti kanë dy fëmijë.

Image

31- vjecarja ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi, rreth orës 17:00. Ish bashkeshorti e ka ndaluar pak metra larg shtëpisë,  duke i hedhur në trup nje shishe me benzine dhe më pas i ka vënë flakën. Mesohet se 31- vjeçarja jetonte pas divorcit me nënën dhe dy fëmijët e mitur, 3 dhe 5 vjec.

31 - vjeçarja Melisa Trëndafili ëhtë nisur drejt repartit të djegies në Tiranë.

Bledar Trëndafili, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup bashkëshortes së tij, Melia dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

Policia është vënë në ndjekje të Bledar Trëndafilit, 45-vjeçarit që i vuri flakën bashkëshortës së tij, Melisa Trëndafili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco