Horror në Korçë/ Burri lyen me benzinë gruan, i vë…

Horror në Korçë/ Burri lyen me benzinë gruan, i vë…

17:44, 31/08/2024
A+ Aa A-

Ngjarje e rëndë në Korçë, bashkëshorti lyen me benzinë ish bashkëshorten e tij dhe i vendos flakën.

Mësohet nga burime paraprake, se çifti janë në proces divorci. Bledar Trëndafili (bashkëshorti) ka shkuar pranë banesës me qira që jetonte ish gruaja e tij, Melisa Trëndafili dhe ka kryer aktin e rëndë.

Gruaja 31-vjeçare është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore nga mjekët, ndërsa policia është në kërkim të autorit pasi ai është larguar nga banesa.

E reja pritet të dërgohet në Tiranë, pranë repartit të djegie-plastikës për shkak të djegieve të shumta.

Korçë/ Informacion paraprak:

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë,  shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse  benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë),  shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco