SYRI TV/ Fshati Godolesh i Elbasanit i harruar, banorët: Bashkia na premtoi investime, por nuk bëri asgjë

15:03, 31/08/2024
A+ Aa A-

 

Banorët e Godoleshit në Elbasan janë braktisur nga qeveria dhe pushtetit lokal. Rruga që të con në këtë zonë është tërësisht e amortizura, ndërsa banorët nuk ka rreshtur së kërkuari sistemimin e trasesë, por kjo kërkesë e tyre nuk u morn ë konsideratë asnjëherë. Përballë neglizhencës së Bashkisë së Elbasanit, banorët kanë filluar ta rregullojnë vetë rrugë, duke u ndihmuar nga emigrantët të cilët janë larguar nga ky fshat.

SYRI TV

Banorët e fshatit Godolesh në Elbasan pas shumë kërkesash të refuzuara nga Bashkia për sistemimin e rrugës dhe ndërtimin e saj, vendosën që me të ardhurat e tyre të kryejnë punime në vëndet problematike të fshatit.

Më së shumti këto punime janë financuar nga banorë të larguar në emigrim jashtë vëndit, pasi në Godolesh pjesa  e mbetur e banorëve janë kryesisht mosha të treta. Të pyetur për situatën e vështirë në të cilën jetojnë ata shprehen se prej vitesh Bashkia Elbasan nuk ka shfaqur asnjë interes në këtë zonë dhe cdo rrugë e shtruar në fshat është falë banorëve

Përvec mungesës së infrastrukturës rrugore banorët në fshatin Godolesh vuajnë dhe mungesën e ujit të pishëm.

Ndonëse premtimet kanë qenë të shumta nga Bashkia Elbasan për ta kthyer fshatin Godolesh një atraksion turistik, deri më tani cdo gjë ka mbetur vetëm premtim fushate, ndërsa në realite fshatin po e braktisin edhe ata pak banorë të cilët jetojnë aktualisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco