Të dënuar me burg për dhunë në familje, arrestohen dy të shpallurit në kërkim në Tiranë

Të dënuar me burg për dhunë në familje, arrestohen dy të shpallurit në kërkim në Tiranë

11:20, 31/08/2024
A+ Aa A-

 Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar sot në kryeqytet. Mësohet se Sh.U 58 vjeç dhe S.S 55 vjeç, janë dënuar secili me disa muaj burg për dhunë në familje.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për dhunë në familje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e 2 shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara:

– në rrugën “Dhimitër Kamarda”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin Sh. U., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;

– në rrugën “Frederik Shiroka”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën shtetasin S. S., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco