Lajmi i fundit

Zgjat vetëm disa orë arratia e Lul Rakajt, arrestohet autori i plagosjes me armë të dy personave në Malësinë e Madhe

Tiranë/ Arrestohet 21-vjeçari, vodhi automjetin në një garazh në Laprakë

Tiranë/ Arrestohet 21-vjeçari, vodhi automjetin në një garazh në Laprakë

10:31, 31/08/2024
A+ Aa A-

Një i ri është arrestuar ditën e sotme për vjedhje në Tiranë. Mësohet se 21-vjeçari A.H vodhi një Benz në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko” dhe më pas e braktisi në zonën e Laprakës.

Bëhet me dije se i riu ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Garage”. Vodhi një automjet, në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko”, arrestohet 21-vjeçari, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale.

Gjendet në zonën e Laprakës, dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Garage”.

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. H., 21 banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, më datë 29.08.2024, ka vjedhur një automjet tip “Benz”, në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko”, dhe më pas e ka braktisur atë në zonën e Laprakës.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco