SYRI TV/ Gjykata cakton ‘Arrest në burg’ për Andrew Bode, i akuzuar për vrasjen e Edmond Papës

14:05, 30/08/2024
A+ Aa A-

Andrew Bode do të qëndrojë nën masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.

Ky është vendimi që ka marrë gjykata e Tiranës, për 45-vjeçarin e arrestuar pak ditë më parë në Memalij.

Bode ka mohuar që ai të jetë ekzekutori i Papës si dhe është shprehur se do të paraqesë prova para gjykatës dëshmitarë dhe prova.

SYRI TV

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, Andreë Bode ka dalë sot para gjykatës, duke shmangur daljen para kamerave. Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë masën ‘Arrest në burg’ për 45-vjeçarin Bode i cili akuzohet për ‘Vrasje me Paramendim’ kryer në bashkëpunim dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Para trupit gjykues, Andreë Bode ka mohuar akuzat duke u shprehur se nuk ka lidhje me vrasjen e Edmond Papës. Madje ai është shprehur se do të sjellë para gjykatës dëshmitarë dhe prova për të provuar pafajsinë e tij.

Andrew Bode u arrestua në kuadër të operacionit ‘Plani’ në 28 gusht në qytetin e Memaliajt. 45-vjeçari u gjet në banesën e Julian Kalemit. Nën dyshimet për organizimin e një atentati bashkë me Boden në pranga u vu dhe Andrea Kalemi, një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Biznesmeni Edmond Papa u vra në 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në Tiranës. Ai u ekzekutua teksa po pinte kafe në një lokal në këtë zonë.

Më herët policia si bashkëpunëtor të Andreë Bodes ka vënë në pranga Albano Velon. Albano Velo është kunati i Aleksandër Sadikajt i vrarë me eksploziv pak muaj para Edmond Papës në Tiranë.

Velo sipas organeve ligjzbatuese është personi që e ka ndihmuar Andreë Boden për të kryer vrasjen e Edmond Papës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco