FOTO - VIDEO/ U vra ndërsa pinte kafe, e kaluara e errët e viktimës

13:14, 30/08/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Shkodër, ku një shtetas është qëlluar me armë e për pasojë ka humbur jetën.

Viktima u qëllua brenda në lokal, ndërkohë që ishte duke pirë kafe. Identiteti i viktimës është zbuluar gjithashtu. Ai është Elis Rroshkodoli dhe sipas burimeve mediatike është një person me precedentë penalë.

Dyshohet se një vit më parë ka bërë një plagosje në Rumani .

Ndërkohë burimet shpjegojnë se ai është i skeduar për vjedhje me dhunë në Belgjikë vite më parë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër. 

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje. 

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. 
 
 Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco