U filmua duke abuzuar me një qen, policia procedon në gjendje të lirë 62-vjeçarin

U filmua duke abuzuar me një qen, policia procedon në gjendje të lirë 62-vjeçarin

12:27, 29/08/2024
A+ Aa A-

Specialistët e Komisariatit të Policisë në Tiranë kanë proceduar në gjendje të lirë shtetasin M. G., 62 vjeç, për veprën penale të keqtrajtimit të kafshës.

Ky veprim erdhi pas publikimit të pamjeve filmike në disa media online, ku dyshohet se M. G. është parë duke kryer veprime abuzuese me një qen.

Pamjet kanë shkaktuar shqetësim të gjerë publik dhe kanë nxitur reagime nga komuniteti dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve.

Materialet hetimore për këtë rast i janë referuar Prokurorisë për të vazhduar me procedurat e mëtejshme ligjore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. G., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqjtrajtimi i kafshës”, parashikuar nga neni 207/c i Kodit Penal. Sipas pamjeve filmike të publikuar në disa portale dyshohet se ky shtetas ka keqtrajtuar një kafshë (qen).

Materialet i kaluan Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco