Emri/ Vodhi 15 mijë euro në një banesë, arrestohet 38-vjeçari

Emri/ Vodhi 15 mijë euro në një banesë, arrestohet 38-vjeçari

12:16, 29/08/2024
A+ Aa A-

Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i identifikuar si Olsi Bibollari, pasi dyshohet të ketë vjedhur në një banesë në kryeqytet një shumë prej 15 mijë eurosh.

Mes shumës së sekuestruar nga policia, gjithashtu 38-vjeçarit iu gjetën në banesë edhe një automjet, si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.

Vjedhja dyshohet të ketë ndodhur përpara disa ditëve,  teksa ka vjedhur shumën 15 000 euro në një banesë në Komunën e Parisit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Key" për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Vodhi 15 000 euro në një banesë, arrestohet 38-vjeçari. 

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të vjedhura, që u gjetën në banesën e autorit të dyshuar, një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Key".

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi O. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se më datë 25.08.2024, ka vjedhur shumën 15 000 euro në një banesë në Komunën e Parisit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  shuma parash të dyshuara të vjedhura, një automjet, dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco