I shpallur në kërkim për vrasjen e Bejtjas/ Florian Plaku dyshohet se fshihet në Dubai

I shpallur në kërkim për vrasjen e Bejtjas/ Florian Plaku dyshohet se fshihet në Dubai

11:34, 29/08/2024
A+ Aa A-

41 vjeçari Florian Plaku nga Vlora, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si një nga autorët e vrasjes së Gentjan Bejtjas në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, dyshohet se fshihet në Dubai.

Raportohet se 41 vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për “krime kundër personit”. Po ashtu ai njihet edhe si pjesëtar i grupeve kriminale që veprojnë në Vlorë.

Florian Plaku përdorte edhe mbiemrat Serjani dhe Mamo.

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë përmes një atentati të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës. Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës duke punuar, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco