Detajet/ Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, ngrihet akuzë për vrasje për Ilir Beqarajn

Detajet/ Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, ngrihet akuzë për vrasje për Ilir Beqarajn

10:45, 29/08/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njofton se ndaj Ilir Beqaraj, i arrestuar disa muaj më parë në lidhje me atentatin ndaj Gentjan Beqajt, është ngritur akuzë për vrasje. Në njoftimin e polisë, thuhet se në vlerësim të provave, është bërë rikualifikimi i veprës penale në “vrasje me paramendim”.

“Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, është ushtruar kontroll në ambientet e një agjensie udhëtimesh në qytetin e Lezhës, ku janë administruar pajisje elektronike dhe dokumente me vlerë për hetimin.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vlerësim të provave dhe fakteve të administruara, ka bërë rikualifikimin e veprës penale në ngarkim të shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dhe përveç veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 186 dhe 278/1 të Kodit Penal, këtij shtetasi i është shtuar vepra penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 e 22 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas hetimeve, ka rezultuar rezulton se Ilir Beqaraj i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Brahimi, dyshohet se ka qenë në rolin e shoferi që ka larguar autorët, nga fshati Hasan ku dogjën edhe automjetin tip Land Rover.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco