'Pse bën zhurmë'/ 84-vjeçari kërcënon me thikë bashkëmoshatarin në qendrën e të moshuarëve në Poliçan

'Pse bën zhurmë'/ 84-vjeçari kërcënon me thikë bashkëmoshatarin në qendrën e të moshuarëve në Poliçan

10:16, 29/08/2024
A+ Aa A-

Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Qendrën Polivalente Poliçan.

Dyshohet se shtetasi I.B është konfliktuar dhe e ka kanosur me mjet prerës (biçak), shtetasin N. N., 82 vjeç, banues në të njëjtën qëndër për arsye se 82-vjeçari shkaktonte zhurmë në kohën e pushimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.

Njoftimi i Policisë:

Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Qendrën Polivalente Poliçan. Dyshohet se shtetasi I.B është konfliktuar dhe e ka kanosur me mjet prerës (biçak), shtetasin N. N., 82 vjeç, banues në të njëjtën qëndër për arsye se 82-vjeçari shkaktonte zhurmë në kohën e pushimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco