Ngjarje e rëndë në Kosovë/ 2-vjeçarja humb jetën tragjikisht, pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

Ngjarje e rëndë në Kosovë/ 2-vjeçarja humb jetën tragjikisht, pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

09:22, 29/08/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Penuh të Podujevë.

Mësohet se një fëmijë rreth 2-vjeç ka humbur jetën tragjikisht në shtëpi.

Sipas organeve të rendit, bazuar në dëshmitë e familjarëve Bici, vajza dyshohet se është rrotulluar teksa ishte në djepin ku ishte vendosur për përkundje.

Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco