Dhunon dhe kanos me fresibël gruan dhe vajzën, arrestohet 41-vjeçari

Dhunon dhe kanos me fresibël gruan dhe vajzën, arrestohet 41-vjeçari

12:56, 28/08/2024
A+ Aa A-

Një 41-vjeçar është arrestuar në Shkodër për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.

Përmes një komunikate për media, policia bën me dije se 41-vjeçari i ka kanosur familjarët e tij me një mjet fresibël.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së tyre dhe i ka kanosur ato, me mjet prerës (fresibël), për motive të dobëta”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco