Mashtruan duke bërë kallëzim të rremë për të grabitur Audin luksoz sjellë nga Gjermania: dy arrestime

Mashtruan duke bërë kallëzim të rremë për të grabitur Audin luksoz sjellë nga Gjermania: dy arrestime

10:00, 28/08/2024
A+ Aa A-

Një makina e kushtueshme Audi e vjedhur në Gjermani është gjetur nga Policia në fshatin Prush të Tiranës, ku ishte fshehur. Makina ishte marrë me qira në Gjermani nga një shtet turk, i cili e solli në Shqipëri për ta grabitur vetë. Nga hetimet e operacionit policor “R 8” u zbulua skema e vjedhjes dhe u vunë në pranga si turku Er ashtu edhe shtetasi shqiptar Elvis Kosova.

Yucehan Er e kishte marrë me qira automjetin “Audi”, në Gjermani, të cilin e ka sjellë vetë në Shqipëri,  por më pas ka bërë kallëzim të rremë sikur ia kishin vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera nga Policia e shtetit ka rezultuar se Er ia kishte dhënë automjetin shtetasit shqiptar Elvis Kosova dhe kallëzimi i rremë për vjedhjen e automjetit kishte qëllime përfitimi.

Policia, gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, e gjeti të parkuar automjetin “Audi”, i cili u sekuestrua së bashku me 4 aparate celulare.

Tashmë po vijon puna për kapjen e një personi të të tretë, J. H, i cili e kishte fshehur automjetin në oborrin e banesës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco