Thika në një burg në Greqi: dy shqiptarë, njëri vrasës, plagosin dy hajdutë romë

Thika në një burg në Greqi: dy shqiptarë, njëri vrasës, plagosin dy hajdutë romë

09:45, 28/08/2024
A+ Aa A-

Një 45-vjeçar dhe një 42-vjeçar, shtetas shqiptarë, u arrestuan në Burgun Nigrita Serres në Greqi, pasi duke qenë në një zonë të përbashkët, korridor, të qendrës së paraburgimit, u përfshinë në një incident me një 30-vjeçar dhe një 42-vjeçar rom.

Si pasojë, 30-vjeçari mbeti i plagosur në gjoks nga një objekt i improvizuar i mprehtë si thikë, i sjellë nga 45-vjeçari, ndërsa shoku i tij mbeti i dëmtuar nga dhuna me grushte e shkelma ushtruar nga shtetasi shqiptar 42 vjeç, i cili gjithashtu ka tentuar ta plagosë në pjesë të ndryshme të trupit me një brisk.

Viktimave iu është dhënë ndihma e parë nga një mjek i qendrës së paraburgimit.

45-vjeçari shqiptar vuan dënimin me 10 vjet e 2 muaj për shkelje të ligjit për substancat e varësisë, ndërsa 42-vjeçari shqiptar vuan dënimin me 16 vjet për vrasje në tentativë.

30- vjeçari rom vuan dënimin me 20 vjet e 7 muaj për vjedhje të rënduar, ndërsa 42-vjeçari rom vuan dy dënime me burg prej 9 vjet e 5 muaj dhe 7 vjet e 15 ditë për vjedhje të rëndë dhe të thjeshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco