Arrestohet në Fier, 48-vjeçari i kërkuar nga Interpol Roma, anëtar i një bande kriminale

Arrestohet në Fier, 48-vjeçari i kërkuar nga Interpol Roma, anëtar i një bande kriminale

09:05, 28/08/2024
A+ Aa A-

Një person i kërkuar nga Interpoli është zbuluar se jetonte në Fier dhe falë një operacioni të Policisë së Shtetit të koduar si “Operacionalja 14” u arrestua.

Ai quhet Altin Stopani dhe rezulton edhe me një emër tjetër: Erion Veliu, 48 vjeç, lindur në Fier.

Policia e Shtetit njoftoi se si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Policia e Shtetit zhvilloi operacionin e koduar “Operacionalja 14”në Fier, ku vuri në pranga shtetasin Altin Stopani alias Erion Veliu, 48 vjeç, i lindur në Fier.

Në vitin 2012, autoritetet gjyqësore në Itali e kanë dënuar këtë shtetas me 9 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali, përfundon njoftimi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco