Sherri i dhunshëm në Palasë/ Policia detyrohet të publikojë EMRAT e autorëve pas denoncimit të SYRI-t

18:55, 27/08/2024
A+ Aa A-

Pas denoncimit të bërë nga SYRI TV , drejtoria Vendore e Policisë Vlorë publikoi pak më parë informacionin mbi autorët e sherrit masiv në Palasë.

Në informacionin e publikuar shihet edhe emri i edhe 2 autorëve të përfshirë në sherr, Fatmir Bejo dhe Klajdi Cerri, të cilët u mbajtën të fshehtë nga policia dhe nuk u përmendën në njoftimin paraprak. 

Shtetasit e shpallur në kërkim, Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo dhe Klajdi Cerri, u konfliktuan në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë, në orët e para të mëngjesit me datë 25.08.2024, me shtetasit L. K dhe F. A

Gjithashtu në njoftim thuhet se vijon punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se:

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.

Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve:

F. B., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. C., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S., G. B., F. B., dhe K. C.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco