SYRI TV/ Fermerët e bimëve mjekësore drejt falimentit, u mbeten stok 1200 tonë bimë

17:43, 27/08/2024
A+ Aa A-

Drejtuesit e Departamentit të Bujqësisë në Partinë Demokratike kanë parë nga afër problematikat e fermerëve te bimëve mjekësore në Malësinë e Madhe. Teksa kanë dëgjuar nga afër ankesat e fermerëve të cilët theksojnë se po shkojnë drejt falimentit, Gjokë Vuksani dhe Edurd Sharka kanë shigjetuar qeverinë që nuk mbështet fermerët. Sipas tyre qeveria i jep prioritet firmave të huaja dhe po lë pas dore fermerët shqiptarë

SYRI TV

Fermerët ne Malësinë e madhe që merren me prodhimin e bimëve mjekësore po shkojnë drejt falimentimit. Fermerëve u kanë mbetur stok 1200 tonë bimë mjekësore si dhe  600 tonë ende pa korrur, duke shtuar ketu dhe miliona euro dëm. Fermerët shprehen se janë kthyer nga migracioni për të investuar ne Shqipëri por tashmë nuk shohin asnjë mundësi për të vijuar investimin

Për të parë situatën nga afër të fermerëve që kultivojnë bimë mjekësore sherbelë, timus etj, ishin Drejtuesi i Departametit të Bujqesisë në PD. Gjokë Vuksani theksoj se po shkatërrohet nje model i suksesshëm i ngritur me mbështetjen e programeve të Partisë Demokratike.

Eduard Sharka theksoi se shteti është falsifikator i sherebelës sëMalësisë së Madhe duke futur sherbelën e ardhur nga Turqia.

Kjo kulturë zë rreth 28% të totalit të eksporteve agroushqimor. Marka "Made in Albania" Malësi e Madhe e mirenjohur në Sh.B.A dhe në Europë është drejt falimentimit dhe në shkatërrimin përfundimtar të bimëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco