SYRI TV/ Vrasja e Nikulajt, Britania 'dritë jeshile' ekstradimit të autorëve dhe organizatorit Edmond Haxhia

17:35, 27/08/2024
A+ Aa A-

 

Gjykata Britanike i ka hapur rrugë esktradimit të 4 personave që akuzohen për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, mes të cilëve edhe organizatorit Edmond Haxhia. Por ndonëse është një vendim pozitiv për drejtësinë shqiptare, që u deshën 1 vit e 5 muaj të merrej, nuk është përfundimtar, pasi duhet më parë firma e sekretares së punëve brendshme britanike dhe me të gjitha gjasat, edhe një vendim përfundimtar në Apel, për shkak se palët nën akuzë pritet ta kundërshtojnë.

SYRI TV

Rreth 1 vit e 5 muaj pas vrasjes së biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës, drejtësia e Britanisë së Madhe i ka hapur rrugë ekstradimit të autorëve të dyshuar të ngjarjes. Gjykata britanike e gjeti të bazuar kërkesën e palës shqiptare si dhe brenda kuadrit ligjor në Mbretërinë e Bashkuar. Edmond Haxhia që dyshohet si porositës dhe organizator dhe shtetasit Thomas Mithan, Harry Simpson the Harriet Bridgeman pritet të përballën me drejtësinë shqiptare, ndërsa Steven Hant i dioagnostifikuar me kancer me shumë gjasë nuk do të ekstradohet. Prokuroria e Lezhës e akuzon Haxhinë për krijimin e kushteve për vrasjen e Ardian Nikulajt. Ndërkohë katër britanikët e tjerë udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën vëzhgim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës, i ekstraduar më herët në Shqipëri, i cili e qëlloi për vdekje me 6 plumba Nikulajn brenda resortit të këtij të fundit. Vendimi i gjykatës Britanike nuk është përfundimtar pasi është dërguar për të marrë aprovimin nga ana e sekretares së punëve të brendshme Yvette Cooper. Ndërkohë që të gjitha gjasat janë që ky vendim të apelohet nga personat nën akuzë dhe procesi të zgjasë edhe për disa kohë. Autoritetet e drejtësisë së vendit ishullor, ishin skeptik për ekstradimin  për shkak të mospërputhjes së legjislacioneve të dy vendeve përkatëse, ndërsa u arriti në këtë përfundim edhe bazuar mbi një letër garancie lëshuar nga kryeprokurori i Lezhës si dhe ministrit të drejtësisë në Shqipëri. Shteti shqiptar dha garanci se Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për vrasje për shkak të gjakmarrjes vepër penale e cila dënohet me 30 vite burg deri burg përjetë. Vrasja e Ardian Nikulajt nuk ishte e para dhe as e fundit në sagën e krimeve që kanë tronditur Lezhën mes fisit të tij dhe atij të Lekstakajve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco