SYRI TV/ Zjarri shkrumbon 4 fshatra të Zadrimës, digjen banesa, stalla bagëtish dhe pemisht

17:28, 27/08/2024
A+ Aa A-

 

Momente tmerri kanë përjetuar banorët e disa fshatrave në Zadrimë të Lezhës pasi një zjarr masiv ka shkrumbuar gjithcka që i ka dalë para. Ata kanë treguar se brenda një periudhe shumë të shkurtër 4 fshatra janë djegur duke përfshirë banesa, stalla bagëtish e pemishte të shumta. Banorët kërkojnë ndihmën e shtetit për të përballuar humbjet e shkaktuara nga flakët e zjarrit.

SYRI TV

Katër fshatra të Zadrimës në Lezhë thuajse janë shkrumbuar totalisht. Banorët e këtyre fshatrave tregojnë se kanë parë tmerr me sy pasi flakët e zjarrit të ndihmuar edhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi të madhe duke djegur banesa, stalla me gjënë e gjallë dhe toka të mbjella me pemtari të cilat janë djegur totalisht.

Fshatrat që kanë pësuar djegie më të mëdha janë Dajç, Kodhel, Baqel, Krajen banorët e të cilëve shorehen me fat që kanë arritur të nxjerr nga banesat fëmijët e tyre.

Disa kasolle bagëtish janë shkrumbuar sëbashku me kafshët brenda, për shkak se vrulli i flakëve ka qenë me intensitet të lartë duke iu pamundësuar banorëve të mos mund të nxjerrin asgjë të gjallë nga stallat e tyre.

Banorët apelojnë për ndihmë pasi dëmet janë shumë të mëdha dhe e kanë të pamundur të përballojnë humbjet e shkaktuara nga zjarri masiv që përfshiu 4 fshatrat e zadrimës mesditën e të hënës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco