SYRI TV/ I shpëtoi atentatit, Altin Halili jep dëshmi në polici: Autorët mund të jenë nga fisi Kaloshi

17:08, 27/08/2024
A+ Aa A-

Altin Halili i cili i shpëtoi një atentati ne Berat ka dëshmua në polici duke hedhur dyshime se autorë të kësaj ngjarje janë të afërm të Sokol Kaloshit, personit që ai vrau në 1997.

46-vjeçari që kishte pak kohë që ishte kthyer nga Itali ku jetonte pasi kishte dalë nga burgu, rrëfen se nuk ka konflikte të tjera përveç krimit për të cilit ka bërë burg.

Ndërkohë policia ka marrë dëshminë e vëllait dhe nipave të viktimës dhe më pas i ka lënë të lirë

SYRI TV

Pas atentatit të një dite me parë ku objektivi ishte Altin Halili, polici e beratit ka zgjeruar hetimet duke marrë në pyetje jo vetem 46 vjecarin por edhe të afërm te viktimës që Halili ka vrare në 1997 dhe u denua me burg.

Altin Halili ka dëshmuar në Policinë e Beratit,duke hedhur dyshimet se autorët janë nga fisi i Kaloshëve, të zonës së Gradishtës, pjesë e bashkisë Divjak.

Halili ka deklaruar se ai nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë dhe se për vrasjen e kryer ka paguar me burg.

Përpara oficereve të policisë gjyqësore 46-vjeçari ka deklaruar se atentati i është bërë në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e bërë në vitin 1997. 

Ai ka treguar se po kalonte përpara një shkolle private në Berat,ku në atë lagje do të takonte një mik dhe ka parë 3 persona të maskuar që i kishin zënë pritë.

Pasi i ka parë,Halili ka shtuar shpejtësinë e mjetit dhe ka dashur ti godasë me makinë por nuk ka mundur pasi ata kanë filluar ta gjuajnë me breshëri kallashnikovin.

Halili ka deklaruar se është ulur poshtë sediljes dhe pasi ka dëgjuar makinën që ka ikur me shpejtësi, ka nisur te lëviz.

Sipas Halilit, atentatorët janë larguar duke menduar se e kishin vrarë. Pas kësaj dëshmie policia ka marrë në pyetje edhe të afërm të familjes së Sokol Kaloshit.

Policia ka marrë në pyetje vëllain e të ndjerit Sokol Kaloshi dhe 2 nipërit e tij,të cilët pasi kanë dhënë për disa orë deklaratat e tyre janë lënë të lirë.

Sipas Policisë,atentatorët e kanë qëlluar në ecje me automatik Skorpion dhe gëzhojat i kanë mbledhur,pasi nuk kanë zbritur fare nga makina.

Altin Halili është qëlluar me 10 plumba,të cilët kapën pjesën e pasme të makinës së tij.

Më pas,rreth 20 km nga vendngjarja, autorët dogjën në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës, makinën e tyre,tip Hunday Tuscon.

Ndërkohë që grupi hetimor po vazhdon të punojë për zbardhjen e ngjarjes.

Shënjestra e atentatit,Altin Halili është dënuar për vrasjen e Sokol Kaloshit,vrasje e kryer në vitin 1997 me 15-vjet burgim dhe ka dalë nga burgu në vitin 2010.

Pas daljes nga burgu,Halili u largua në Itali,nga ku ishte kthyer vetëm pak kohë më parë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco