Sherri në Palasë/ Policia përpiqet të fshehë ngjarjen, s’raportoi njërin nga autorët

Sherri në Palasë/ Policia përpiqet të fshehë ngjarjen, s’raportoi njërin nga autorët

16:12, 27/08/2024
A+ Aa A-

42-vjeçari Luçiano Koçeku i njohur dhe si “Tur Koçeku”, është protagonisti i sherrit në ambientet e një lokali në Palasë.

Sipas burimeve të Syri Tv, Koçeku ka qenë i shoqëruar në ambientet e brendshme të lokalit me disa miq të tij, në momentin e sherrit.

LEXO EDHE: PAMJE TË RËNDA/ Dalin emrat e sherrit masiv në Palasë. Policia: Dy persona janë në kërkim /EMRAT

Në lokal, sipas burimeve ka qenë prezent edhe Fatmir B,i shpallur në kërkim nga Policia  për një plagosje me thikë në Komunën e Parisit, shtetasin Mirel Ishka, pas nje sherri për motive të dobëta.

Burime për Syri Tv bëjnë me dije, se Fatmir B. nuk rezulton në komunikatën e Policisë së Shtetit, por të njëjtat  burime saktësojnë  se ky shtetas ka qenë  një nga personat kryesorë  të përfshirë në sherrin e ambienteve brenda lokalit në Palasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco