Doçi: Zona e Krujës po pëson një kolaps ekonomik, shumë biznese po mbyllen

15:09, 27/08/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin informativ të orës 14:30, në intervistën e ditës ishte aktivisti Mariglent Doçi, për të diskutuar rreth problematikës së qytetarëve me rrugën Thumanë-Kasharë

Ai u shpreh se izolimi i zonës së Krujës po prek ekonominë jo vetëm të zonës së Krujës por edhe Tiranës.

Doçi u shpreh se, shumë biznese janë detyruar të mbyllen ose do të zhvendosen, por kjo do të sjellë kosto shtesë, e cila bie mbi qytetarët e thjeshtë.

 

“Zona e Krujës përveç izolimit ka pasur një kolaps ekonomik, kjo zonë ka përqëndrim të madh biznesesh. Ky qytet nuk mban vetëm zonën me të ardhura por mban dhe punonjës nga Tirana nëpër fasoneri.

Këto biznese janë jetike jo vetëm për ekonomine e vendit por edhe për qytetarët e vendit, se aty gjenerohen paga të mira. Dhe tani janë detyruar ose të mbyllen ose të zhvendosen diku tjetër, dhe kjo përkthehet në kosto. Kjo kosto bie mbi qytetarët, mbi bisneset e vogla dhe jo mbi ata që rrinë në një ballkon duke ngrën qofte, ku dikujt i fal detin Rama, dikujt tokën e dikujt ajrin. Nga kjo prekemi ne qytetarët e thjeshtë shtresa  e mesme, profesionistët. Na rrezikohet vendi i punës, se nuk kemi mundësi ta kapim.

Atë 5 lekshin që marim, ne profesionistët nëpërmjet rrogave që na japim, do paguajm trarët apo do mbajmë familjen me bukë?

Është bllokuar një aks që është ndërtuar me buxhetin e shtetit, e cila ka qënë superstradë Tiranë-Lezhë, më pas në 2009 u bë autostradë dhe kishte dy dalje, tani vjen një koncensionarë merr edhe 16 km rrug që janë aset kombëtarë.”-u shpreh ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco