Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Video/ Kush është vrasësi shqiptar që po bën namin në burgun anglez duke thyer rregullat e sigurisë

Video/ Kush është vrasësi shqiptar që po bën namin në burgun anglez duke thyer rregullat e sigurisë

13:51, 27/08/2024
A+ Aa A-

Një shqiptar i dënuar për vrasje në Angli po shpërndan vazhdimisht video në rrjetet sociale nga qelia e burgut të tij në Mançester, pavarësisht se rojet ia hoqën disa herë pajisjet.

Sipas The Times bëhet fjalë për Eugert Merizaj, i cili ka postuar në mënyrë të paligjshme në Instagram dhe TikTok  që kur u dënua me 32 vjet burg në maj të vitit 2022.

Shqiptari 33-vjeçar u burgos për rolin e tij kryesor në një vrasje brutale me armë gjahu të një tregtari droge, Hemaëand Ali Hussein, në Hartlepool në vitin 2019.

Merizaj është mburrur se po kalon ‘gjysmën e kohës’ në telefon, pavarësisht se stafi i burgut ka sekuestruar të paktën tre pajisje në katër muajt e fundit.

Posedimi ose përdorimi i celularit në burg pa autorizim është vepër penale, megjithëse ndjekjet penale janë të rralla, shkruan mediat britanike.

Merizaj krijoi një llogari në TikTok për të zëvendësuar atë që kishte 60,000 ndjekës kur iu mbyll. Ai tashmë ka rreth 18,000 ndjekës në llogarinë e tij të re. Dje ai filmoi veten në qelinë e tij duke kënduar i veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra.

Image

Së fundmi ai ka pozuar në Instagram i veshur me Dolce & Gabbana me mbishkrimin ‘më i fortë se kurrë’ të shkruar në shqip. Postimi u shoqërua me një këngë të bashkatdhetarit të tij, Stresi, me titull “Mos u dorëzo”., shkruan The Times.

Ndërsa në një video tjetër ai shfaqet duke dëgjuar Shkurte Fezajn.

Eugert  Merizaj, 31 vjeç, u ekstradua nga Belgjika pasi policia ra në gjurmët e tij.

Mësohet se ai është një nga të paktën 66 shqiptarët që kanë aplikuar për t’u transferuar për të vuajtur dënimin në Shqipëri nëpërmjet një skeme transferimi të të burgosurve.

Vlerësohet se do t’i kushtojë taksapaguesve më shumë se 1.4 milionë paund nëse Merizaj e vuan dënimin e tij të plotë në Britaninë e Madhe./DailyMail - Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco