Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Stafa: Duhet të lëshohen tendera urgjentë për medikamente në Okologjik

13:36, 27/08/2024
A+ Aa A-

Gazetari Osman Stafa, ishte sot i ftuar në intervistën e ditës, në edicionin informativ të orës 12:30, për të folur rreth skandalit të Onkologjikut dhe mungesës së medikamënteve për pacientët e sëmurë me kancer.

Ai u shpreh se në Onkologjik mungonin 4 llojë ilaçesh, por tashmë mungojnë vetëm 2 prej tyre.

Stafa u shpreh se, Ministria e Shëndetësisë duhet të lëshojë një tender urgjent për furnizimin me ilaçe për të sëmurët me kancer në Onkologjik.

“Momentalisht janë 2 medikamente në mungesë, ka pasur 4 rreth pesë ditë më parë që mungonin. Janë siguruar disa prej tyre dhe janë në mungesë 2 të tjerë.

Aktualisht pacientët që vuajnë nga kanceri dhe kanë nevojë për këto medikamente, nuk i marrin sot dhe jane pa mjekim prej disa kohësh.

Këto pacientë, mund të agravoj situata e tyre, mund të shkojnë drejt fatalitetit, por kjo nuk i intereson askujt pasi këto medikamente sigurohen vetëm nga shteti shqiptarë dhe askush tjetër.

Ministria e Shëndetësisë është organi i cili duhet të bëjë tenderime të drejtpërdrejta për të siguruar këto medikamente, pasi vitin e kaluar KLSH ka evidentuar që 73 miljon lek janë të shkuara dëm dhe ne nuk sigurojmë dot medikamente për të sëmurët me kancer.”- u shpreh ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco