Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vetëplagoset me armë zjarri i moshuari në Maliq

Vetëplagoset me armë zjarri i moshuari në Maliq

11:06, 27/08/2024
A+ Aa A-

Një 72-vjeçar në Maliq është vetëplagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia bën me dije se arma e gjahut, të cilën i moshuari e posedonte me leje, është sekuestruar si provë materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:20, në fshatin Podgorie, Maliq, dyshohet se është vetëplagosur me armën gjahu, në banesën e tij, shtetasi B. P., 72 vjeç.

Shtetasi B. P. është dërguar në spital, për mjekim.

Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, është sekuestruar si provë materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco