Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vrau 34-vjeçarin në Astir pasi i ngacmoi të dashurën, Darment Keli me kokën ulur në gjyq

Vrau 34-vjeçarin në Astir pasi i ngacmoi të dashurën, Darment Keli me kokën ulur në gjyq

11:02, 27/08/2024
A+ Aa A-

Tre ditë pasi i mori jetën duke e goditur me thikë Amarildo Hoxhallarin në mes të rrugës në zonën e Astirit, 25-vjeçari Darment Keli ka dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

I riu shihet pas kafazit të xhamit me kokën ulur, teksa në momente të caktuara mbulon fytyrën me duar. Kujtojmë se ai qëlloi disa herë me thikë Hoxhallarin, pasi e kishte parë 34-vjeçarin nga ballkoni i banesës së tij duke i ngacmuar të dashurën në rrugë.

Ngjarja u shënua rreth orës 18:45 të datës 24 gusht. Amarildo Hoxhallari u dërgua në spitalin e Traumës, por në orën 20:00 u mësua se ai kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.

Sipas policisë, i riu u godit 4 herë me thikë, dy në gjoks dhe 2 në këmbë. Amarildo Hoxhallari është një emër i njohur në skedarët e policisë. Në vitin 2015 ai u arrestua së bashku me kushëririn e tij Aurel Hoxhallari pasi u akuzuan se ishin porositës dhe financues në atentatin e ndodhur më 5 janar 2015 në rrugën e Kavajës në Tiranë ku mbeti i plagosur Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazit dhe një efektiv.

Nga të shtënat e armës së efektivit Roland Meta mbeti i vrarë atentatori Artur Baze që sipas policisë ishte paguar nga kushërinjtë Hoxhallari.

Ndërkohë, në 2018, Aurel Hoxhallari pagoi shtetasin grek Efthymiou Efthymious për të vrarë Devi Kasmin. Kushëriri i 34-vjeçarit Aurel Hoxhallari u dënua me burgim të përjetshëm ndërsa Gjykata e Posaçme i konfiskoi pasurinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco