Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të kokainës, 28 të arrestuar nga Europol

VIDEO/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të kokainës, 28 të arrestuar nga Europol

09:46, 27/08/2024
A+ Aa A-

Europol ka goditur një bazë të trafikut ndërkombëtar të kokainës, ndërsa janë arrestuar 28 persona. E mbështetur dhe nga policia spanjolle dhe kolumbiane, Europol çmontoi një rrjet kriminal të kontrabandës së kokainës.

Organizata, e përbërë kryesisht nga të dyshuar kolumbianë dhe spanjollë, drejtohej nga një ish-anëtar i grupit paraushtarak kolumbian tashmë të shpërbërë 'Bloque Central Bolívar'.  

Konfiskimet nga operacioni ndërkombëtar i vendeve të BE, përfshinin sasi të mëdha droge dhe pasuri kriminale:

47 kilogramë hidroklorur kokaine e sapopërpunuar;

20 kilogramë bazë kokaine (pastë kokaine e përpunuar);

2 kilogramë marihuanë;

3 000 litra e 300 kilogramë kimikate të ndryshme;

3 armë zjarri;

245 000 euro cash;

13 automjete.

Teknika e zgjuar e kontrabandës ndër oqean

Duke përdorur një metodë të sofistikuar për të shmangur zbulimin, kriminelët injektuan kuti kartoni që përmbanin ngarkesë legale (si fruta) me bazë kokaine. Pasi të dërgohej me sukses në kontejnerë detarë nga Kolumbia në Málaga, Spanjë, organizata do të nxirrte bazën e kokainës nga kartoni dhe do ta përpunonte atë në produktin përfundimtar të konsumit, gati për shpërndarje.

Autoritetet e zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën kanë vërejtur një rritje të numrit, kapacitetit dhe sofistikimit të laboratorëve të ngritur për nxjerrjen dhe përpunimin e mëtejshëm të bazës së kokainës (si dhe, në një shkallë më të vogël, pastës së kokainës) në produktin përfundimtar të konsumueshëm (kokainë hidroklorur). Në mënyrë tipike, kokaina e papërpunuar transportohet në Evropë e fshehur në një material transportues (të tillë si qymyri) me qëllim që të zvogëlohet rreziku i zbulimit në pikat hyrëse si portet dhe aeroportet./ Europol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco