Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit në burg për Arben Lamçen

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit në burg për Arben Lamçen

10:24, 26/08/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit në burg për Arben Lamçja, i ekstraduar disa ditë më parë nga Kosova.

Lamçja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe sipas SPAK është vrasës me pagesë, i njohur si një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja. 50-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Kosovë për llogari të një vendimi të Gjykatës së Posaçme që caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg ne mungesë.

Sipas SPAK pas goditjes së bandës së vëllezërve Çopja, u zbulua se Arben Lamçja gjatë periudhës tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas.

Lam֛çja informon porositësin e vrasjes Franc Çopjan se personi e ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen së bashku me njerëzit e tij. Për kapjen e Dumanit rezulton të jenë ofruar 250.000 Euro dhe 500.000 Euro për ta ekzekutuar. Gjithashtu Arben Lam֛çja një person i besuar i Franc Çopjas, akuzohet se për llogari të tij ka pastruar para që kanë patur burim veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco