Vdes në QSUT i dënuari për vrasje që fitoi betejën me shtetin në Strasburg

Vdes në QSUT i dënuari për vrasje që fitoi betejën me shtetin në Strasburg

08:27, 26/08/2024
A+ Aa A-

Fotaq Zaharia, i njohur edhe si “i forti i Vlorës” ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Burgjeve, ku sqarohet se Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024.

“I forti i Vlorës” po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje.

NJOFTIM PËR SHTYP

Ndërron jetë në QSUT i dënuari Fotaq Zaharia

I dënuari Fotaq Zaharia, i lindur më 29 Maj 1960 në Vlorë, ka ndërruar jetë në orën 01:10 të datës 26 Gusht 2024 në Reanimacionin e QSUT. Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024.

I dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024. Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar. Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedural.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes!

Rekursi në Gjykatën e Lartë

Fotaq Zaharia, i dënuar me 24 vite burg, për tentativë vrasje, grabitje dhe pengmarrje, i njohur si ‘i forti i Vlorës’ në periudhën e fund viteve '90 dhe fillim viteve 2000, kërkon lirinë nga burgu.

Përmes një rekursi në Gjykatën e Lartë, Zaharia pretendon se "mbajtja në kushte ç'njerëzore dhe degraduese, të papajtueshmërisë së gjendjes shëndetësore me burgimin, i rrezikon shëndetin dhe jetën”.  Në janar të 2007 kur edhe u arrestua, rezultonte si një nga 10 personat më të kërkuar në Shqipëri.

Akuza më e rëndë ishte plagosja e shefit të krimeve në Vlorë, Gentian Musabelliu, të cilën e kreu bashkë me Armando Begën, shokun me të cilin ishte arratisur nga qelitë e paraburgimit të Vlorës në vitin 2000.

Fotaq Zaharia, u ndalua në banesën e vjehrrës së tij në Vlorë, dhe nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, mbeti i plagosur, pas të cilës erdhën edhe përpjekjet e tij të vazhdueshme me drejtësinë vendase dhe ndërkombëtare.

Nën kushtet e arrestit, ai iu nënshtrua ndërhyrjeve spitalore për plagën në këmbë, por nuk u rikuperua plotësisht.

Image

Zaharia mund shtetin në Strasburg

Në vitin 2015, Gjykata e Krujës urdhëroi kryerjen e një ndërhyrje të dytë kirurgjikale pasi pjesa metalike e vendosur në këmbë po e dëmtonte. Moszbatimi i vendimit shkoi në Gjykatën e Strasburgut, dhe në vitin 2016, kjo gjykatë urdhëroi përkohësisht ekzekutimin e e tij.

As në këtë rast, vendimi nuk gjeti zbatim, pasi mjekësia shqiptare pretendonte se e kishte të pamundur.

Çështja vijoi në Strasburg ku vitin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, detyroi qeverinë shqiptare ta dëmshpërblente të dënuarin me 15 mijë euro, nga të cilat 13 000 për mbulimin e dëmit pasuror dhe jopasuror dhe 2000 euro, për kostot dhe shpenzimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco