Ndërron jetë në spital Zydi Shehi/ Pak javë më parë vrau me bastun shokun e dhomës në azil

Ndërron jetë në spital Zydi Shehi/ Pak javë më parë vrau me bastun shokun e dhomës në azil

18:31, 25/08/2024
A+ Aa A-

Studiuesi dhe historiani Zydi Shehi ka ndërruar jetë në spital, pas një sëmundje të rëndë.

Pak javë më parë, Zydi Shehu, dhunoi për vdekje Virgjil Vesho, shokun e dhomës në një azil në Tiranë, ngjaje e cila përfudoi me arrestimin edhe të dy infermiereve të cilat nuk raportuar ngjarjen në polici.

Lajmin e ka dhënë studiuesi dhe botuesi Fatmir Toçi, i cili thotë se ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në kryeqytet.

Postimi i plotë i Fatmir Toçit:

Ka ndërruar jetë sot në një spital të Tiranës studiuesi dhe historiani Zydi Shehi, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, i bërë i njohur kohët e fundit edhe për një ngjarje të rëndë në një azil të Tiranës, rrethanat dhe përfundimet e së cilës janë akoma të pazbardhura dhe të paqarta plotësisht…

Zydi Shehi ishte një figurë e mirënjohur në Kavajën e tij si familjar dhe qytetar i devotshëm, studiues i apasionuar pas historisë, veçanërisht për qytetin e tij, Kavajën dhe rrethinat e saj dhe autor i disa botimeve me vlerë dhe interes të veçantë në këtë fushë, duke sjelle fakte dhe interpretime të panjohura më parë. Për këto kontribute për qytetin e tij dhe shoqërinë e emancipuar kavajase ai ishte shpallur njëzëri nga Këshilli Bashkiak i qytetit “Qytetar Nderi i Kavajës”, titull i merituar për një personalitet të shquar e me kontribute konkrete si Zydi Shehi, i cili gjatë gjithë jetës së tij reflektoi mirësi, korrektesë e kulturë, shembullin e modelin e qytetarit bashkëkohor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco