EMRI/ I plagosuri tek ‘Misto Mame’ në gjendje të rëndë, autori në arrati

EMRI/ I plagosuri tek ‘Misto Mame’ në gjendje të rëndë, autori në arrati

21:51, 24/08/2024
A+ Aa A-

Një person i cili është në kërkim nga policia, ka qëlluar dhe plagosur me një kaçavidë Klajdi Kapedanin 40 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Misto Mame’ në Tiranë. Kapedani mësohet se ka marrë një plagë të rëndë në barkë dyshohet me kaçavidë. Ai ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar ndërsa përgjatë natës do të mbahet në vëzhgim të detajuar.

Ndërkohë, policia thotë se ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje dhe e ka shpallur në kërkim. Burime nga blutë e kryeqytetit thonë se po presin stabilizimin e viktimës së sulmit për ti marrë dëshminë Kapedanit.

Ka nisur kontrolli në zonë dhe vëzhgimi i disa pamjeve filmike, që mund të kenë regjistruar ngjarjen apo lëvizjen e autorit.

Policia ende nuk ka një shkak të qartë të rrethanave të konfliktit teksa ka nisur shoqërimin e një sërë personave për ti marrë në pyetje si dëshmitarë apo që mund të kenë dijeni

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.08.2024, rreth orës 20:00, në rrugën "Besim Alla", është dëmtuar dyshohet me mjet prerës, shtetasi K. K., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco