VIDEO+EMRAT/ Vritet i riu me thikë në Astir, pas sherrit për një vajzë

19:56, 24/08/2024
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë i plagosuri me thikë në Astir.

Sipas policisë, bëhet fjalë për 34-vjeçarin Amaralando Hoxhallari, i cili ka vdekur në spital.

Policia ka vënë në pranga autorin e këtij krimi, 25-vjeçarin Darmian Keli.

Burime nga spitali kanë bërë të ditur se i riu, Hoxhallari kishte mbërritur në gjendje të rëndë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të renda. Ai kishte marrë 4 plagë me thikë dy ne gjoks dhe dy në këmbë.

Sipas të dhënave paraprake ngjarja ka ndodhur pas një sherri për shkak të një vajze.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i mëhershëm i Policisë Tiranë

Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco