Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Të shtënat në Rranxë të Vaut të Dejës, policia shpall në kërkim 3 persona: Tentativë për vrasje!

Të shtënat në Rranxë të Vaut të Dejës, policia shpall në kërkim 3 persona: Tentativë për vrasje!

13:46, 24/08/2024
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës i ka identifikuar personat që qëlluan mbrëmë me armë ndaj një automjeti ku ndodheshin dy persona në fshatin Rranxë të Vaut të Dejës, ngjarje që fatmirësisht nuk pati viktima.

Policianjoftoi se i "identifikoi personat e përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rranxë, po për interes të hetimit nuk bëhen publike gjeneralitetet e tyre. Tani po vijojnë  intensivisht kontrollet për kapjen e tre autorëve të dyshuar që qëlluan me armë zjarri ndaj një automjeti ku brenda tij ndodheshin dy shtetas.

Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale. Shih videot.

Në vijim është bërë shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë vijon hetimet e thelluara për dokumentimin e  plotë ligjor të këtij rasti. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendin“ e mbetur në tentative,  kryer në bashkëpunim  dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco