Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Plagoset me armë shqiptari në Kretë - Dëshmia: Më morën peng maskat!

Plagoset me armë shqiptari në Kretë - Dëshmia: Më morën peng maskat!

13:17, 24/08/2024
A+ Aa A-

Greqi - Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur nga kalimtarë të rastit në orët e para të mëngjesit në Irakleo të Kretës. 40-vjeçari me një plagë arme zjarri në këmbë është transportuar në spitalin Pagni të Kretës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht policia greke dyshoi se ngjarja kishte lidhje me një konflikt për motive të dobëta të ndodhur në një klub nate në zonën e Agiou Kostantinou në Irakleo, por dëshmia e të plagosurit e ka mbuluar ngjarjen me mister.

Sipas tij, ai ka qenë duke parkuar automjetin jashtë banesës, kur persona të maskuar e kanë rrëmbyer dhe pasi e kanë çuar në një vend tjetër, e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe e kanë braktisur.

40-vjeçari shprehet se nuk ka arritur të identifikojë asnjë nga autorët, ndërkohë sipas policisë ai rezulton të ketë pasur kërcënime të mëparshme.

Mësohet se plagosjen e tij nuk e lidh me ngjarjen e përgjakshme që ndodhi në një lokal në zonën e Agios Konstantinos.

Rrethanat në të cilat mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë 40-vjeçari shqiptar, i cili siç shkruante Cretalive u transferua dhe po trajtohet në PAGNI, po gjykohen nga policët e Sigurimit Heraklion dhe AT. Maleviziou që trajtojnë rastin e çuditshëm.

Informacioni i parë që mbërriti tek autoritetet fliste për një incident të përgjakshëm të shtëna me armë zjarri të ndodhur në një lokal në zonën e Agios Konstantinos në Heraklion, para syve të një vajze të mitur, gjatë së cilës një burrë nga Shqipëria qëlloi dhe e plagosi 40-vjeçarin.

Por, vetë viktima, i cili ndodhet jashtë rrezikut në spital dhe i nënshtrohet analizave, mësohet se jep një version krejtësisht të ndryshëm për plagosjen e tij

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco