Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Arrestime në Lushnjë për baste të paligjshme në lokale

Arrestime në Lushnjë për baste të paligjshme në lokale

11:55, 24/08/2024
A+ Aa A-

Komisariati i Policisë së Lushnjes ka arrestuar një 36-vjeçar për organizimin e lojërave të fatit në një lokal. 

Në njoftimin zyrtar thuhej se "nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i Ligjit", me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar në lagjen "Xhevdet Nepravishta", Lushnjë, një lokal ku organizoheshin lojëra fati.

Për këtë rast u arrestua shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë pasi në lokalin e tij u konstatuan 15 televizorë të cilët shërbenin për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit.

Gjithashtu u arrestuan shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Lushnjë, pasi u konstatuan në lokalin e shtetasit E. M., duke organizuar lojra fati nëpërmjet celularit."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco