Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

FOTO/ Fluks i qytetarëve të Kosovës drejt plazheve shqiptare

FOTO/ Fluks i qytetarëve të Kosovës drejt plazheve shqiptare

11:16, 24/08/2024
A+ Aa A-

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës, vijon të ketë fluks të shtetasve të Kosovës drejt plazheve shqiptare, por jo vetëm.

Qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë javën e fundit të gushtit për të pushuar në bregdetin e Jonit dhe Adriatikut.

Mëngjesin e kësaj të shtune në Morinë kanë hyrë mbi 30 mijë shtetas të Kosovës.

Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë në kufi nuk janë shënuar radhë.

Pjesë e këtij fluksi të lartë janë edhe emigrantë të shumtë që kanë ardhur në Kosovë, të cilët disa ditë pushimi i kalojnë edhe në bregdetin shqiptar përmes Rrugës së Kombit. 

Kujtojmë se fundi i muajit gusht sjell gjithmonë fluks pushuesish nga Kosova, që i drejtohen bregdetit shqiptar.

Pothuajse çdo ditë dogana e Morinit në mëngjes ka një fluks tepër të lartë automjetesh nga Kosova. 

Ky fluks po krijon kolona të gjata mjetesh në afërsi të urës mbi Drin për shkak të ngushtimit të rrugës nga katër në dy korsi dhe mosvënies në funksion të urës së re. 

Policia Rrugore  u përpoq të menaxhonte trafikun e rënduar në hyrje të urës së vjetër, por pa mundur të shmangë kolonat e gjata të mjeteve në segmentin 5 km Morinë-Kukës. 

Ura e re mbi Drin, ende nuk është vënë në funksion për qarkullimin e mjeteve, duke bërë që edhe ky sezon veror të ketë të njëjtat problematika të trafikut qoftë në mëngjes, por edhe në mbrëmje në këtë segment rruge.

Ndryshe të dhënat zyrtare nga policia e kufirit flasin se nga data 1 gusht deri më 23 gusht të këtij viti kanë hyrë mbi 900 mijë  shtetas kosovarë. Në korrik sipas policisë vetëm nga Kosova, kanë hyrë në Shqipëri,më shumë se 800 mijë persona.

Për 6 muaj e këtij viti sipas policisë kufitare të Kosovës, rreth 4 milionë e 479 qytetarë nga Kosova kanë hyrje e kanë dalur në pikën e përbashkët kufitare Vërmicë-Morin, gati 30 për qind më tepër se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco