Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

VIDEO/ Maskimi i fermerit në Trush të Shkodrës: 200 bimë kanabis mes arës me misër!

VIDEO/ Maskimi i fermerit në Trush të Shkodrës: 200 bimë kanabis mes arës me misër!

10:29, 24/08/2024
A+ Aa A-

Një fermer nga fshati Trush i Shkodrës, hyri si zakonisht në arën me misër edhe sot për të punuar, por droni i policisë së Shkodrës ka vërejtur diçka të çuditshme: gjelbërim. 67-vjeçari Ahmet Lanej në të vërtetë po kujdesej për bimët e kanabisit që kishte mbjellë në mes dhe u arrestua pikërisht aty.

Policia e Shkodrës njoftoi se i dogji 215 bimë kanabis që ishin kultivuar nga 67 vjeçari.

Ndërkohë monitorimi ka vijuar dhe në territorin e njësisë administrative Pult. Gjatë monitorimit u konstatuan të kultivuara  dhe u asgjësuan 146 bimë të tjera kanabis.

Gjithçka po zhvillohet në kuadrin e operacionit "Territor i pastër" dhe po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco