Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Arrestohet duke ikur nga Rinasi, tutorja e dytë kineze që shfrytëzonte vajzat për prostitucion

Arrestohet duke ikur nga Rinasi, tutorja e dytë kineze që shfrytëzonte vajzat për prostitucion

09:36, 24/08/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar tutoren e dytë kineze të një baze prostitucioni në Tiranë, në vazhdën e operacionit "Red Light 2. Gruaja 38-vjeçare, shtetase kineze, ishte e implikuar në veprimtarinë kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Policia e Tiranës dhe Komisariati i Rinasit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, do të kalonte një shtetase në kërkim për shfrytëzim prostitucioni ndaluan shtetasen kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për katër vepra penale:  "Shfrytëzimi prostiucionit", "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", dhe "Dëmtime te tjera me dashje", parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal.

38-vjeçarja së bashku me shtetasen Y. Y., 52 vjeçe (arrestuar më parë gjatë operacionit), dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion.

Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy shtetaset e arrestuara, me anë të fotove të publikuara në faqen "Escort Tirana", ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.  Materialet i kaluan Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco