Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Korçë, dyshohet se kablli elektrik i vuri zjarrin makinës poshtë shtyllës

Korçë, dyshohet se kablli elektrik i vuri zjarrin makinës poshtë shtyllës

07:58, 24/08/2024
A+ Aa A-

Në Korçë, një kabëll elektrik duket se ka qenë shkaktari i zjarrit që shpërtheu në makinën Nissan të një zonje parkuar në lagjen nr.18. 

Policia e Korçës njoftoi se "sot rreth orës 5:30, në lagjen nr. 18 Korçë, dyshohet se për shkak të djegies së një kablli elektrik, ka marrë flakë në pjesën e kofanos automjeti tip “Nissan”, në pronësi të shtetases V. S.

Automjeti ishte i parkuar poshtë shtyllës ku po digjej kablli elektrik dhe dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e rënies mbi kofano të pjesëve të ndezura të kabllit elektrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco