VIDEO/ Shkëmbim zjarri në Bushat? Shoferi i ‘Audit’ të blinduar u largua..., u gjetën 30 gëzhoja

22:27, 23/08/2024
A+ Aa A-

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rrenxa në Bushat të Vaut të Dejës, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri.

Sipas burimeve për mediat, mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes personit në mjetin e blinduar tip ‘Audi’ me targa gjermane dhe një mjeti tjetër.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, raportohet se janë gjetur rreth 30 gëzhoja armësh të ndryshme.

Gjithashtu mësohet se në momentin që është qëlluar automjeti ka qenë i ndaluar dhe pas shkëmbimit të zjarrit, drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Policia ka bërë identifikim e një personi të përfshirë në këtë ngjarje, por emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco