Plumba drejt makinës së parkuar në Bushat, s’ka persona të lënduar

Plumba drejt makinës së parkuar në Bushat, s’ka persona të lënduar

20:22, 23/08/2024
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Bushatit në Bashkinë Vau i Dejës rreth orës 19:00.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar dhe nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen  e rrethanave, identifikimin e autorit dhe  dokumentimin ligjor të rastit.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen  e rrethanave, identifikimin e autorit dhe  dokumentimin ligjor të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco