Prag tragjedie/ Ndalohet 49-vjeçari, tentoi disa herë të hidhej nga Ura në lumin Buna

Prag tragjedie/ Ndalohet 49-vjeçari, tentoi disa herë të hidhej nga Ura në lumin Buna

17:27, 23/08/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shkodër, ku një 49-vjeçar është ndaluar të hidhej nga Ura e lumit Buna gjatë ditës së sotme.

‘49 vjeçari V. N, u  shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë/ Shkodër

Tentoi të hidhej nga Ura në lumin Buna, për tu vetëmytur ndërhyrja e menjëhershme e Patrullës së Qarkullimit Rrugor që ishte me shërbim në territor, parandalon ngjarjen e rëndë.

Sot më datës 23.08.2024, Patrulla e Qarkullimit Rrugor  gjatë patrullimit në territor ka konstatuar një shtetas te Ura e Bunës që kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej nga Ura në lumin Buna.

Patrulla e Qarkullimit Rrugorë e DVP Shkodër ka njoftuar forcat ”Shqiponja” dhe  shkuan menjëherë te qytetari që tentonte të hidhej në lumë.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua  ngjarja dhe 49 vjeçari V. N, u  shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco