EMRI/ Ekstradohet nga Kosova vrasësi me pagesë i bandës së Elbasanit

EMRI/ Ekstradohet nga Kosova vrasësi me pagesë i bandës së Elbasanit

13:31, 23/08/2024
A+ Aa A-

Është ekstraduar nga Kosova Arben Lamçe, i dyshuar si vrasës me pagesë në shërbim të Franc Çopja, i dënuar në Belgjike.

Lamçe u arrestua pak javë më parë në në lagjen ‘Emshir’ të Prishtinës. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK lidhur me operacionin ‘Plumbi i Artë 2’.

Ai dyshohet si pjesëtar i grupit të Çopjave, madje konsiderohet si ‘ekzekutori’ i këtij grupimi në mjaft ngjarje kriminale.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

I akuzuar nga SPAK, për sigurim të kushteve/mjeteve për të kryer vrasje dhe për pastrim të parave nga veprimtari kriminale, ekstradohet nga Kosova, 50-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të kërkuar ndërkombëtarisht, A. L., 50 vjeç.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. L. ka siguruar kushte/mjete, me qëllim vrasjen e shtetasit N. M., për llogari të shtetasit F. G. alias F. C.. Gjithashtu, dyshohet se për llogari të të njëjtit shtetas, 50-vjeçari ka pastruar para që kanë patur burim veprimtari kriminale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco